Informacion i Përgjithshëm
Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri
Avni Ponari është që prej vitit 2009, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri, ndërsa Ambasada e Japonisë në Shqipëri u hap zyrtarisht më 1 janar 2017. Z. Ponari është themeluesi dhe Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria sh.a Shqipëri–Kosovë-Maqedonia e Veriut, si edhe drejtues dhe aksioner i një sërë biznesesh të tjera si konçensionarë makinash,në fushën e turzimit, dhe biznese financiare. Z. Ponari është një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, sipërmarrjet e të cilit e kanë kthyer atë, jo vetëm në një lider në fushën e biznesit, por dhe me ndikim pozitiv në zhvillimet e jetës ekonomike, sociale, dhe kulturore të vendit.
Vlerësime të akorduara dhe tituj
Këto kontribute të jashtëzakonshme, të qëndrueshme dhe me vlera të mëdha zhvillimore dhe komunitare, kanë qenë ndër faktorët kryesorë për vlerësimet e shumta që Z. Ponari ka marrë nga institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare, duke e akorduar atë me vlerësime dhe titujt si: Dekorata (2019) “The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon” nga Perandori Japonez për kontributet e tij të jashtëzakonshme për promovimin e shkëmbimeve dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore nërmjet Shqipërisë dhe Japonsië, dhe më herët ‘Çertifikatën e Mirënjohjes’ nga Qeveria Japoneze, në cilësinë e tij si ‘Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë’ (që prej vitit 2009); ‘GRAND DECORATION OF HONOUR’ nga Presidenti i Austrisë SH.T.Z Alexander Van der Bellen (Një nga Dekoratat më të larta e akorduar nga Republika e Austrisë për të nderuar njerëzit (nga Austria dhe jashtë) të cilët kanë kryer shërbime të merituara ndaj vendit. Të akorduarit zgjidhen nga Qeveria Austriake dhe kryhet nga Presidenti i Republikës); ‘Lider i Arrirë’ (pjesë e Profileve Ndërkombëtare të Liderve të Arrirë); ‘Njeriu i Vitit’ nga ‘Instituti Amerikan Biografik’; ‘Menaxher i Vitit’ nga ‘Komiteti i Sokratit të Oksfordit’, në Mbretërinë e Bashkuar; ‘Kush është Kush’ (nga Ndërkombëtarja ‘Who is Who’, një libër i mirënjohur referencash të njerëzve të shquar ndërkombëtarisht, e cila botohet çdo vit që nga viti 1935-së); ‘Fellow’ i ‘Paul P. Harris’ (‘Klubi Ndërkombëtar i Rrotës’, një rrjet global prej 1.2 milion liderësh, fqinjësh, miqsh, dhe zgjidhësish problemesh, të cilët shikojnë një botë ku njerëzit bashkohen dhe veprojnë për ndryshimin); ‘Kavalier i Paqes’ nga ‘Qendra Ndërkombëtare për Paqen mes Njerëzve’; dhe ‘Menaxheri më i mirë’ nga ‘Financë në Evropën Qëndrore’. Z. Ponari është shpallur ‘Qytetar Nderi’ i Bajram Currit, Durrësit dhe Elbasanit, si edhe Personaliteti i Vitit nga disa gazeta.
ADRESA:
Qendra e Biznesit SIGAL
Bulevardi Zogu i I-rë, Nr. 1
Tiranë, Shqipëri
Tel: 00355 (0)4 223 3308
Fax: 00355 (0)4 2253407
E-mail: [email protected]